Ajo është nga familja mbretërore, por kjo si duket nuk i bën përshtypje dhe nuk e pengon që të ketë një jetë me së të zakonshme.
Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Lady Amelia Windsor, 23 vjeçe, ka një llogari aktive në Instagram dhe sigurisht ku nuk i përmbahet asnjë lloj protokolli.
Amelia është mbesa e Dukës së Kentit, por ajo ndan foto të vetes, familjes dhe miqve në internet dhe nëse i hidhni një sy llogarisë së saj të Instagramit e kuptoi që nuk është një “princeshë” e zakonshme.
Vetëm javën e kaluar, ajo është parë të kërcejë në Peckham bar Frank’s cafe, një nga baret më të njohura në Londër, i cili gjendet në katin e 10-të.
Por, kjo nuk është dalja e vetme befasuese e Amelias për këtë vit.
Ajo është fotografuar nudo në një nga plazhet e Spanjës, të cilin si duket e frekuenton çdo vit por jo çdo vit lakuriq.
Fotot e saj u përhapën me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale, por nuk u cilësuan si skandal mbretëror, thjesht thyerje tradite.
Sigurisht, Amelia jeton një jetë me klas, por në një mënyrë shumë jo mbretërore.



Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...