Vetëm pak ditë pasi konfirmuan se i kishin dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre, Mateo dhe Brikena janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të dyshimeve se mes tyre mund të ketë lindur një tjetër krisje.
Aludimet kanë nisur të qarkullojnë mes ndjekësve pas disa momenteve të vërejtura në daljet e tyre të fundit publike.
Gjithçka mori hov gjatë emisionit “Top Arena”, ku të dy janë pjesë e panelit.
Gjatë një momenti vallëzimi në studio, Brikena u largua nga Mateo, duke e lënë atë vetëm në skenë, një veprim që u komentua gjerësisht nga publiku.
Ndërkohë, në emisionin e mbrëmjes së kaluar, ajo mungoi gjatë pjesës më të madhe të programit dhe u shfaq në ekran vetëm gjatë rubrikës së saj.
Me të hyrë në studio, Brikena sqaroi arsyen e mungesës, duke deklaruar: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.
Këto zhvillime kanë shtuar spekulimet në rrjet se marrëdhënia e çiftit mund të jetë përballur sërish me vështirësi, megjithatë deri më tani as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën. /Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...