Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi fansat kanë vënë re se ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Dyshja, të cilët nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 5, dukeshin se po e shijonin lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, ky veprim në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lëvizje të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e publikut apo nëse mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie.
As Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të japë një shpjegim për këtë veprim apo nëse bëhet fjalë vetëm për një episod të përkohshëm në raportin e tyre.
Sido që të jetë, po vazhdojnë të jenë moderatorë në programin e njëjtë në kuadër të Botërorit 2026. /Telegrafi/
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...