Dwayne ‘The Rock’ Johnson është martuar me të dashurën prej 12 vjetësh Lauren Hashian në një ceremoni të fshehtë.
Ish mundësi zgjodhi Instagramin për të dhënë lajmin e mirë, transmeton portali arbresh.info.
Bëhet e ditur se dasma është bërë në Hawaii, ku që të dy ishin veshur në të bardha.
https://www.instagram.com/p/B1V5m7WFfUy/?utm_source=ig_embed
Ish-ylli i WWE së pari u takua me Lauren në 2006 ndërsa ishte duke filmuar filmin e tij The Game Plan, gjersa ai ishte akoma i martuar me gruan e tij të parë Dany Garcia.
Aktori dhe Dany, të cilët ndajnë vajzën 18-vjeçare të quajtur Simone, patën një divorc miqësor në 2007.

Lauren dhe The Rock filluan lidhjen menjëherë pas kësaj, dhe tetë vjet më vonë, Lauren lindi fëmijën e tyre të parë, një vajzë të vogël të quajtur Jasmine, në dhjetor 2015./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave