Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.
Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.
Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.
Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.
Ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar plot 450 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e festës.
Mes të ftuarve bie në sy Pique me të fejuarën e tij Shakira, partnerët e Messit në sulmin e Bartcelonës, Suarez dhe Neymar, etj., ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në Rosario me avionë privatë, raporton TCh.
Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë.
Nw eventin e martesës së Messi-t, kanë arritur të sigurojnë akreditim rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota, por, sipas organizatorëve, ata nuk do të kenë akses të plotë në ceremoni.


Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin