Në familjen Beckham mbrëmë pati festë.
I biri i legjendës angleze të futbollit, David Beckham, Brooklyn, është martuar me aktoren Nicola Peltz.
Sipas raportimeve të mediave britanike, kjo dasmë familjes Beckham i ka kushtuar hiç më pak se 4,1 milionë euro.
Ceremonia martesore është mbajtur Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
23 vjeçari e ka shpërndarë vetëm sot fotografinë e parë të dasmës në Instagram, pasi ata i shkëmbyen bekimet në shtëpinë luksoze në vlerë prej 121 milionë eurosh të babait të nuses 27 vjeçare në Palm Beach në Florida.
“Mr. & Mrs. Peltz Beckham”, ka shkruar i biri i ish-futbollistit anglez Peltz shihet me vello.
“Gruaja ime e bukur”, ka shkruar ai në një tjetër postim.
Raportohet se David Beckham ka qarë teksa e mbante një fjalim të përzemërt për pesë minuta në dasmë dhe u ndal për të marrë frymë thellë, ndërsa trashëgimtaren miliarda dollarëshe e konsideroi si të jashtëzakonshme.
“Ne të duam shumë. Jemi të ngazëllyer që do të jesh pjesë e familjes sonë”, ka thënë ndër të tjera ish-futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe Los Angeles Galaxy.
Brooklyn është djali më i madh i David dhe Victoria Beckham.
E Nicola Peltz njihet si aktore e filmit Transformer, ndërsa çifti ishte i lidhur qe dy vjet.
Ajo është e bija e biznesmenit miliarder amerikan dhe investitorit Nelson Peltz dhe e ish-modeles, Claudia Heffner Peltz.
E veçanta e dasmës ishte se krejt dasmorët i kanë lënë telefonat qysh në hyrje të vendit ku u mbajt eventi, për ta shijuar çdo moment.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...