Pasi bashkëpunoi me Madonna për këngën “Medellin”, Maluma po përgatitet për të pasur në krah një tjetër yll të muzikës, Jennifer Lopez, por jo në skenën muzikore.
Ylli latin i popit do të jetë protagonist i “Marry me”, përkrah JLo, duke pasur kështu dhe debutimin në kinema e Hollywood. Këngëtari 25-vjeçar do të interpretojë të fejuarin e Lopez.
“Marry me” përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila, pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj, shkruan lapsi.al
Tërbohet dhe zgjedh rastësisht mes turmës një mësues matematike (Owen Wilson) të martohet në vend të tij.
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...