Në emisionin e përditshëm “Rudina” ishin të ftuar dy nga pjesëtarët më të rëndësishëm të familjes së balerinës së njohur Klaudia Pepa.
Bëhet fjalë për mamanë e saj Lume Pepa dhe të motrën, Pamela.
Sigurisht, përveç detajeve të jetës së tyre tashmë pa Klaudian, mamaja ka rrëfyer edhe marrëdhënien në distancë të dy balerinëve, Pepës dhe Nakos.
“Sigurisht, është e vështirë për të dy, shkruan blitz, madje kur Albi vjen të na vizitojë ulet 10 minuta apo 15 minuta dhe pjesën tjetër e kalon duke folur në telefon me Klaudian (qesh)”, – rrëfen Lume Pepa. Duke folur për talentin e Klaudias në balet, nëna e Klaudias ka thënë: “Secili ka pjesën e vet në formimin e Klaudias dhe Albi ka sigurisht të tijën”.
Mamaja, qitëse, dhe e motra, soprano, janë surprizuar nga balerina me një letër të shkruar posaçërisht nga Klaudia, ku ajo i ka falënderuar për të gjitha sakrificat që ato kanë bërë për të.
Klaudia Pepa tashmë është në pritje të nisjes së një programi të ri në paketën italiane “Rai”.

Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...