Mamaja e Alban Ramosaj zbulon karakteristikat që duhet të ketë nusja e djalit të saj

23:58 | 20 Qershor 2021

Alban Ramosaj dhe nëna e tij Antigona, ishin të ftuar sot në emisionin “E diela shqiptare” ku zbuluan se kanë një lidhje shumë të veçantë me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera Ardit Gjebrea e pyet se cilat janë karakteristikat që duhet të ketë partnerja e Albanit.

“Duhet me qenë artiste në shpirt qe ta kuptoj Albanin, duhet me qenë tolerante dhe me i dhënë hapësirë Albanit”, shprehet Antigona.

Gjithashtu, nëna e Albanit për herë të parë tregoi emocionet që përjetoi ku i biri fitoi festivalin Kënga Magjike.

“Një emocion shumë i madh. Në jetën time nuk kam patur lumturi më të madhe. Ai moment që fëmija arrin një sukses të tillë ti i harron të gjitha”, shprehet Antigona.

Albani është shprehur se suksesin ia dedikoi të gjithin nënës së saj.

“Ia dedikoj mamit këtë fitore, suksesin sa të marr frymë ia dedikoj mamit. Nuk do të doja të ishte në asnjë lloj forme tjetër, të kisha opsione të zgjidhja do e zgjidhja përsëri të njëjtën gjë’, shprehet Albani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara