Maluma, ka ndërprerë turneun e tij muzikor.
Javën e kaluar u dha lajmi se koncerti i paraparë të mbahej më 15 mars, e që i ftuar do të ishte këngëtari latin, u anulua për shkak të coronavirusit.
E përderisa turneu ishte paraparë të zhvillohej në disa shtete të Evropës dhe më pas Azi, marrë parasysh faktin pandemia është përhapura gjithandej – Maluma është detyruar të anulojë komplet turneun.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram, ku tregonte emrat e vendeve të parapara të mbaheshin koncertet dhe që tashmë janë anuluar, e që një prej tyre ishte edhe kryeqyteti shqiptar.
“Turneu në Evropë është shtyrë. Unë do t’ju njoftoj me informacionin në lidhje me datat e reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Shihemi së shpejti”, ka njoftuar këngëtari me famë botërore në Instagram.
Përndryshe Shqipëria ka tashmë mbi 20 raste të evidentuara me coronavirus, një prej të cilëve fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë kësaj jave.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...