Reperi, Kastriot Rexha i njohur me nofkën “Majk” është njëri ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar, për shkak të këngëve të tij të cilat janë kthyer në ‘hite’.
Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi, ku ka treguar gjëra për jetën e tij profesionale dhe mbi projektet e reja.
Ashtu siç është rutina e programit, Majk ka realizuar ‘freestyle’-n e tij, me anë të të cilit i ka bërë ‘diss’ disa reperëve të tjerë.
Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje kanë qenë disa nga fjalët të cilat duket se i dedikohen Don Xhonit.
Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.
“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.
“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”
Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:
“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”
Kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri diss edhe Majk dhe Getoarit. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.”
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...