Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, Majk dhe Gjiko, kanë prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
Fjala është për këngën e re të tyre “Kce Kce”, e cila është ritmike dhe pikërisht për stinën e verës.
Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur producenti Rzon në bashkëpunim me Big Bang.
Miksimi dhe masterizimi po ashtu u bë nga Rzon dhe Alban Stuaro.
Videoja e veçantë duhet theksuar që edhe kësaj radhe u realizua nga ‘Sekuencë’.
Besohet se ky projekt i tyre do të pritet mirë nga publiku dhe fansat e tyre, marrë parasysh se sa të pëlqyer janë në estradë.
Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Majkut.
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos