Këngëtari italian Mahmood ka qenë njëri ndër artistët që ka performuar në festivalin Sunny Hill i cili po mbahet në Kosovë.Ai në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se Prishtina për të është një botë e veçantë prej të tjerave.
“Unë jam në turne prej muajit shkurt dhe kemi bërë shumë ushtrime për sot. Prishtina për mua është një botë e veçantë prej të tjerave, nuk e di pse. Në fakt është një seri që ma kujton Prishtinën edhe pse është komplet ndryshe, por nuk mund ta them”, tha ai.Tutje, ai u shpreh se shpreson që ta bëjë edhe një tjetër koncert në Kosovë.
“E dua Prishtinën sepse njerëzit këtu janë gjithmonë në lëvizje, shumë trafik, shumë rini dhe kështu që më pëlqen atmosfera. Shpresoj që do të vi sërish në Prishtinë, shpresoj bëjë edhe një tjetër concert këtu, njerëzit ishin të “çmendur”, më pëlqeu shumë”, u shpreh ai.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...