Banori më i për përfolur për momentin në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, i cili çdo lëvizje e tij bëhet virale në rrjetet sociale, ka kërkuar bashkëpunim me Noizyn.
Ai shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka përmendur artistë të skenës shqiptare, shkruan arbresh.info.
Përveç që ka kënduar këngët e tyre ai dhe ka vallëzuar me to duke i bërë ato video virale.
Ai ka treguar preferencat e tij, teksa kur iu janë lëshuar këngët, ka dhënë mendime edhe për këngëtarët në fjalë.
Së fundmi, Luizi ka vallëzuar me këngën e Noizyt “Jena Mbretër”, duke ja rikthyer këngët e tij në virale.
Artisti shkodran foli për Noizyn duke thënë se është shumë djalë i mirë dhe në fund i kërkoi një bashkëpunim.
“Me shumë gjasa Noizy do të thotë, e dua fort Luizin”, tha ai fillimisht.
“Po ta bëj një këngë me Noizyn, çfarë mendoni ju? Unë? O Gels ta bëjmë një këngë, ta hëngsha zemrën edhe do të bëhet klipi në makinë kabrio, vetëm duke ecur dhe këndojmë për qejf vetëm unë dhe ky”, shtoi mes tjerash Ejlli./Arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj