Luizi i afrohet banores së re Kejsit, bëhet xheloze Kiara

20:35 | 8 Shkurt 2023

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Big Brother Vip, është futur një banore e re.

Ajo është këngëtarja, Kesji Medini.

Bukuroshja e njohur si vajza e këngëtarit Sabiani, ka filluar që menjëherë të bëhet pjesë e dinamikave të shtëpisë.

Ajo pasditen e së mërkurës është parë duke kaluar kohë me Luizin, Kiarën, Tean dhe disa banorë të tjerë.

E teksa qëndronin së bashku në oborr, Luizi në një moment është munduar që ta bëjë xheloze Kiarën.

Ai mund të shihet duke e prekur Kejsin te pjesa e gushës, gjersa pas këtij veprimi Kiara e qorton.

Sic duket Kiara është bërë xhelozë që Luizi po i qëndron afër Kejsit.

Kujtojmë se mbrëmë Kiara hapi kutin e pendores dhe kishe në dorë të dërgonte tre persona në nominim.

Ajo dërgoi, Olten, Dean dhe Tean. Njëra nga to, do ta lërë shtëpinë të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale