Prime i Big Brother Vip Albania ka filluar me diskutime për një nominim të mundshëm që do t’i vinte përball Olta Gixharin dhe Kiara Titon në rast se ato zgjidhen më të pak të preferuara se dyshja tjetër Kristi Aliaj dhe Qetsor Ferunaj.
Nisur nga Olta, përfshirë edhe disa banorë të tjerë, thanë se Kiara po e pengon lojën e Luizit, ndërsa ky i fundit tha tjetër gjë.
Këngëtari tha se i del gjithë kohën në mbrojtje Kiarës dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi banorët e sulmojnë atë, ndërkohë që e kanë personale me Luizin.

“Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua”, ka thënë mes tjerat këngëtari shkodran.

Në anën tjetër, Kira tha se ky është mendimi i banorëve, por që loja e saj do të ishte e njëjtë edhe nëse do të ishte pa Luizin.
Mbetet të shihet gjatë spektaklit se cila prej dyshes do të përballen në nominim me njëri-tjetrin që do të bënte që njëri prej tyre të eliminohej nga shtëpia e famshme.
View this post on Instagram
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...