Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ka treguar se është veshur për Halloween.
Mirëpo komentet në adresë së saj për operacione plastike kanë vijuar Dhe mjaft me shiringa zemër se je fryrë goxha nga faqet. Më beso s’ke nevojë për më shumë. Visi të do gjithsesi edhe po të jesh si në fillim.” – i ka shkruar komentuesja, duke përmendur kështu edhe lidhjen që Lori Hoxha ka prej disa vitesh me Visin.
Por ndonëse jemi mësuar që Lori nuk i kthen përgjigje komenteve të tilla këtë herë ajo ka habitur me përgjigjen e saj. “Sikur të jetoja për meshkujt do të isha në kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe çdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim.”- ka përfunduar Lori në rrjete sociale.

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...