Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Lori Hoxha flet hapur për problemet me shëndetin mendor: Ankthi nuk zgjedh, ishte fati im!

15:50 | 9 Shtator 2019
Arbresh Info

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, e cila nuk heziton që herë pas here të bashkëbisedojë edhe me fansat e saj.

Edhe pse siç shihet në Instagram ajo bën një jetë tejet luksoze, biondja këtë herë ka folur për jetën reale, larg perfeksionit.

Së fundmi, 24-vjeçarja u ka dhënë hapësirë ndjekësve t’i bëjnë pyetje përmes opsionit “Ask me”, ndërsa flasin për një periudhë të errët në jetën e saj, ankthin. Blogerja ka sqaruar çdo gjë lidhur me këtë temë, pasi që shumë ndjekës të saj tregonin se po kalonin të njëjtën situatë.

Lori Hoxha flet për një periudhë të errët në jetën e saj (Foto: Instagram)

“Gjithçka filloi në vitin 2012 kur unë isha në një sallon bukurie. Në një moment mendoja se kisha atak në zemër dhe isha drejtuar menjëherë në spital. Pavarësisht kontrollave, askush nuk kishte mundur të zbulonte se nga çfarë po vuaj. Kjo gjendje më bëri që ta lë shkollën dhe të kaloj një periudhë të tmerrshme, derisa një ditë shikova në Google”, është përgjigja e saj.

“Pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta disa forume për panikun dhe ankthin. Aty gjeta vetveten. Periudha më e keqe ishte viti 2012 dhe vera e kaluar”, ka sqaruar ndër të tjera ajo.

Në vazhdim, Lori tregon se përveç gjendjes emocionale, kjo e fundit kishte edhe dhimbje të vërteta fizike.

“Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe një 100 simptoma të tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru”, thotë më tej trashëgimtarja e “Top Channel”

https://www.instagram.com/p/B11BP1qFIEu/?utm_source=ig_embed

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

  • lori hoxha

Lajmet më të lexuara

  • 01

    Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...

  • 02

    Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...

  • 03

    Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...

  • 04

    Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

  • 05

    Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...

  • 06

    PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...

Të ngjashme

  • Indri dhe Vanesa në momente romantike, shkëmbejnë përqafime

    10:11 | 28 April 2026
  • Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

    09:57 | 27 April 2026
  • Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erdoganin – presidenti pyetet se ...

    13:53 | 26 April 2026
Ad Banner

Foto lajm

Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

12:09 | 27 Prill 2026

Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

10:31 | 24 Prill 2026

Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja

10:02 | 24 Prill 2026

Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullahut

20:29 | 22 Prill 2026

Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve me ndihmën e Turqisë

17:29 | 22 Prill 2026

Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK

10:40 | 22 Prill 2026

Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e re të jetesës premium në Rivierën Shqiptare

19:06 | 20 Prill 2026

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

11:08 | 16 Prill 2026

Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

09:59 | 16 Prill 2026

Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet nga mbeturinat

15:01 | 14 Prill 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 / 777 - 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store