Duket se paqe nuk ka akoma mes dyshes së Big Brother VIP Albania 4, Joz Markut dhe Loredana Bratit.
Marrëdhënia e tyre po vazhdon me ulje e ngritje, ndonëse shpesh kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi konkurrentja e këtij reality shou, duke i kërkuar këngëtarit që ta lë të qetë.
Siç shihet Lorit tani po i pengon afrimiteti i Jozit me Rozana Radin, me të cilën nuk ka pasur kontakte të mira.
E njëjta ia bëri me dije se për të nuk ekziston më në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Ik aman se më ngre nervat, qepe atë gojë mos fol fare. Mos më rri afër. Nga sot, unë nuk ekzistoj më në këtë shtëpi për ty. Betohem, betohem për mamin”, iu drejtua ajo.
Jozi në anën tjetër ia ktheu: “Mirë meqë e paske kaq të lehtë, thjesht po tregon veten tënde. Meqë kaq lehtë e paske, vazhdo”.
Megjithatë, mbetet të shihet se si do të vijojë raporti i tyre edhe në këto ditë që kanë ngelur deri në finale. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...