Në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar rap-artistja kosovare, Loredana Zefi.
E përditshmja zvicerane “20 minuten” , ka raportuar mbi këtë ngjarje, ndërsa ka zbuluar edhe historinë e mashtrimit, pre e të cilit kanë rënë një çifti zviceran, shkruan portali arbresh.info.
Gruaja e dëmtuar ka deklaruar se rap-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin, dhe pasi i bindeshin këtij “urdhëri”, Loredana nuk i kthente kurrë veturat në kohë.
Përkundër faktit që Loredana ka mohuar të ketë vozitur veturat BMW dhe Porsche, mirëpo një nga fotografitë e radarit policor në Zvicër ka kapur momentin kur pikërisht 23-vjeçarja kapet duke vozitur një veturë të tillë.
Pas vonesave në kthim të veturave me qira, Policia Zvicerane kishte gjetur njëherë njërën nga veturat në aeroportin e Cyrihut, dhe më pas tyë njëjtën ia kishte kthyer kompanisë qiradhënëse të njohur si AVIS.

Tutje, çifti kanë dhënë prova për dërgimin e parave ndaj Loredanës edhe në Prishtinë, nën kërcënim, teksa një kupon fiskal e vërteton këtë gjë. /arbresh.info/
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...