Një moment i pazakontë mes Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Një video e publikuar në X (ish-Twitter) tregon momentin kur Loredana e godet Jozin me një shishe, ndërsa ai ndodhej i shtrirë duke marrë një trajtim estetik në dhomën e makijazhit.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po diskutojnë nëse ky veprim ishte shaka apo një reagim i nxitur nga tensionet e fundit mes tyre.
Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes pas spektaklit të së martës, ku Jozi, në një farë mënyre, “e tradhtoi” Loredanën duke flirtuar me një tjetër banore të shtëpisë, Olën.
dhunusja ? #bbvipal4 pic.twitter.com/nKCiuhpi9G
— buzz? (@zonjaputhje) March 5, 2025
Ky moment duket se ka krijuar një ftohje mes tyre, e cila tani po pasqyrohet edhe në situata të tilla brenda shtëpisë.
Ndërsa disa e kanë parë këtë veprim si një shaka mes miqsh, të tjerë mendojnë se tensionet mes tyre po rriten dhe se ky mund të jetë vetëm fillimi i një përplasjeje më të madhe brenda lojës.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për situatën, por fansat po presin me kureshtje se çfarë do të ndodhë në vazhdim. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...