Ernest Zymberi është një ndër aktorët më të dashur publikun shqiptar.
Me aktrimin e tij jemi familjarizuar në serialin e mirënjohur “O sa mirë”, ku luan rolin e një afaristi nga Lugina e Preshevës.
“Llukmani”, siç njihet më mirë, tashmë ka vendosur që romancën disavjeçare me Lenën ta kurorëzojë me martesë të veçantë.

Express Rozë, mëson se aktori do të martohet me 2 shtator në një nga hotelet më luksoze të Gjilanit.
Ndërkaq për atmosferën e dasmës do të përkujdesët këngëtari Butrint Rashiti.
Përveç familjarëve në këtë dasmë do të ketë të ftuar aktorë të serialit si dhe personalitete të ndryshme të sferës së kulturës dhe artit.

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...