Ashtu si një pjesë e banorëve, edhe Nita rrëfeu linjën e saj të jetës brenda shtëpisë.
Si e vetmja banore nga Kosova që po vazhdon ende rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, tregoi linjën e saj të jetës, shkruan arbresh.info.
Nita u shpreh se në moshën 4-vjeçare, babai i saj u bë pjesë e ushtrisë së UÇK, për të shërbyer në luftën e Kosovës.
Ajo, mamaja dhe motrat shkuan në Maqedoni gjatë luftës dhe se nuk dinin asnjë informacion për babain nëse ai ishte gjallë apo jo.
Nita tha se pas tre muajsh, dëgjuan nga babai dhe kuptuan që ai ishte gjallë. Tre herë ka qenë me shërbim tha ajo, dhe tre herë nuk e dinin nëse ai do kthehej gjallë në shtëpi.
Si vajzë e një pjesëtari të UÇK-së ajo ndihet krenare për babain e tij, duke shtuar se ai kishte qenë personi që e kishte mësuar që të bëhej njeri i fortë.
Po ashtu ajo tregoi edhe problemin shëndetësor që ka babai i saj.
I ati i saj përpara 7 vitesh, pësoi arrest kardiak dhe se ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, pasi babai i saj ra në koma.
Në moshën 16 vjeçare, Nita tha se dikush konstatoi se ajo kishte vocal dhe se aty lindi pasioni për muzikën. Ajo shtoi se mori pjesë në Top Fest dhe se ajo sot punon në radio.
Pasi u shfaq linja e saj e jetës, Nita u surprizua nga një video, në të cilën shfaqej i ati i saj.
Edhe pse ajo që nga fillimi kishte pasur bindje që asnjëherë nuk do të vinte babai i saj ta takonte, pasi doli nga dhoma e rrëfimit, babai i saj hyri në shtëpi dhe përqafoi Nitën./Arbresh.info/
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...