Aktorja holivudiane me famë botërore, Lindsay Lohan tha se ditë më parë ka qenë e keqtrajtuar në aeroportin Heathrow të Londrës, ndërkohë që për arsyet thotë se kanë qenë fetare, nga shkaku i mbulesës që ka mbajtur në kokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë pjesëmarrjes së saj në një “talk show” në Britani, Lohan tha se ka qenë e ndaluar në kohën kur po udhëtonte për në New York.
Në dëshminë e saj, aktorja e famshme tha se një i punësuar në aeroport e ka hapur pasaportën e saj dhe kur ka parë emrin Lindsay Lohan menjëherë ka kërkuar falje, por më vonë i ka thënë asaj të heqë shaminë nga koka.
Në emisionin televiziv “Good Morning Britain”, ajo tha se veprimi i të punësuarit në aeroport ka bërë atë të mendojë se “si do të ishte ndjerë një grua tjetër e cila nuk parapëlqen heqjen e mbulesës së kokës”.
Lindsay mbante një mbulesë në kokë në kohën kur po kthehej nga Turqia, ku kishte takuar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Aktorja tha se kishte mbajtur shaminë në kokë për të nderuar popullin e Turqisë dhe se të njëjtën kishte vazhduar ta mbajë sepse ashtu do të ishte më pak e njohur nga njerëzit.
Kohë më parë filluan të qarkullojnë zëra se Lindsay është konvertuar në Islam, pasi ishin shfaqur disa fotografi në të cilat ajo mban në duar Kuranin.
“Mendoj se në studimin e Kuranit kam ngushëllim. Nuk mund të konvertoheni në një fe brenda natës. Aktualisht jam duke e studiuar, nuk ka asgjë për t’u konfirmuar ende”, ka thënë Lohan.

Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...