Dje (e martë) ka ndërruar jetë muzikanti nga Gjilani, Lind Ibrahimi.
32-vjeçari thuhet se u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen Kalabria, ndërsa nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij.
Për rastin tragjik kishte reagime të shumta miqtë dhe të afërmit e tij në rrjete sociale, teksa një i tillë erdhi edhe nga këngëtarja e njohur, Linda Halimi.
Halimi thuhet se kishte lidhje familjare me të ndjerin më saktë ai ishte djali i tezës së saj.
Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj bisedën e fundit me të në të cilën ata kishin lënë të takoheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, theksojmë që Lindi kishte një karrierë të pasur artistike, ai ka kryer shkollën e muzikës në Gjilan ndërsa ishte i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore në vend. /Telegrafi/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje