I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj së fundi është bërë baba për herë të pestë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Arlindja Balaj mirëpritën në jetë një vajzë. Të voglën e pagëzuan me emrin Sina. Ky emër i veçantë ka nxit kureshtjen e të gjithëve.
Domethënien e shpjegon vetë Limaj.
“Është emri i vendlindjes së Skënderbeut. Kemi dashtë që të marrim diçka nga e kaluara dhe historia jonë dhe ka qenë një përzgjedhje e jonë e përbashkët që është nder me pasë emrin e vendlindjes së Skënderbeut”, tha Limaj për RTK-në. Thotë se Skënderbeu është themelues i kombit shqiptar.
“Është një njeri që është themelues i kombit tonë Krejt krenaria jonë kombëtare lidhet me emrin e Skënderbeut. Po të mos ishte ky ku me ditë ku do të ishim ne shqiptarët”, tha Limaj.

I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...