Lewis Capaldi vjen për herë të parë në Kosovë

21:15 | 29 Qershor 2026
E.G

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë bërë të ditur se këngëtari i njohur skocez Lewis Capaldi do t’i bashkohet skenës së festivalit këtë vit.

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Lewis Capaldi në skenën e Sunny Hill. Bëhuni gati për një natë të paharrueshme, të mbushur me emocione dhe momente që nuk do t’i harrojmë kurrë”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Sivjet në festival e ftuar kryesore do të jetë artistja e njohur Katy Perry.

Shpërndaje në rrjete sociale