Dukej sikur këngëtarja bukuroshe Leonora Jakupi dhe dizajneri i modës Valdrin Sahiti janë bërë dy në një. Por, ka zhvillime të reja në marrëdhënien e tyre.
Merret vesh se Jakupi dhe Sahiti tashmë i kanë ndarë rrugët.
Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi dhe pas një miqësie disa vjeçare, dyshja në fjalë kanë ndërprerë marrëdhëniet e çfarëdo forme, shkruan “Kosovarja”.
Në paraqitjet e fundit këngëtarja Leonora Jakupi është parë e veshur me fustanet e dizajneres kosovare Drenusha Xharra, që gjithashtu është mjaftë kreative dhe ka shije tejet të sofistikuar. Leonora sërish po shkëlqen dhe po duket ajo që ka qenë, e bukur dhe e pa përsëritshme.
Nuk dihen arsyet që kanë quar në shkatërrimin e bashkëpunimit mes Leonores dhe Valdrinit, bashkëpunim ky që ishte shumë pozitiv për dizjanerin dhe për këngëtaren njëkohësisht.

KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...