Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në lexim të parë tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.
E për këtë janë gëzuar edhe fytyrat e njohura publike të cilat kanë reaguar në rrjete sociale.
Këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi të Ushtrisë së Kosovës e që mesa duket se ky lajm është tejet i mirë edhe për të.
Vlen të ceket se 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot votuan pro tre projektligjeve për transformimin e FSK-së dhe ishin vetëm deputetët e Listës Serbe ata që u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur u hodhën në votim këto projektligje.

Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...