Reperët e njohur shqiptarë Ledri Vula, Lyrical Son dhe MC Kresha do të jenë sërish pjesë e Sunny Hill Festival 2026, duke u rikthyer në një nga skenat më të mëdha muzikore në rajon.
Pas performancave të suksesshme në edicionet e kaluara, treshja e njohur e hip-hopit shqiptar do të ngjitet edhe këtë verë në skenën e festivalit, për t’i dhuruar publikut hitet që kanë shënuar karrierën e tyre ndër vite.
Organizatorët e festivalit kanë publikuar tashmë posterët zyrtarë të artistëve pjesëmarrës, ku emrat e Ledrit, Lyrical Son dhe MC Kreshës konfirmohen si pjesë e programit të këtij edicioni.
View this post on Instagram
Pritet që performancat e tyre të jenë ndër më të ndjekurat nga publiku vendas dhe ai ndërkombëtar, duke pasur parasysh popullaritetin që gëzojnë dhe lidhjen e veçantë që kanë krijuar me Sunny Hill Festival ndër vite.
Edicioni i sivjetmë premton një program të pasur me emra të njohur të skenës botërore. Në natën e parë, skenën kryesore do ta udhëheqë superylli i muzikës pop Katy Perry, ndërsa në natën e dytë do të performojë kantautori skocez Lewis Capaldi.
View this post on Instagram
Kulmi i festivalit do të jetë nata e tretë, kur publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancën e DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix, i cili rikthehet në Prishtinë si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike.
Me kombinimin e artistëve ndërkombëtarë dhe emrave më të suksesshëm të skenës shqiptare, Sunny Hill Festival 2026 pritet të jetë një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore të verës në Kosovë dhe rajon. /Telegrafi/
View this post on Instagram
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...