Ledri Vula njihet si reper i dashur për të gjithë. Madje edhe për të huajt.
Hip hop ylli bëri bujë me hitet e tij këtë verë. Kjo nuk mbeti pa u vërejtur as nga adhuruesit e huaj.
Një prej ushtarëve të KFOR-it amerikan i cili xhiroi një video me këngën e Ledri Vulës la mbresa të mëdha dhe hip hop ylli e ka takuar atë.
Ledri shfaqet i buzëqeshur teksa takoi ushtarin e njohur, i cili doli edhe në emisione të shoubizit duke thënë se i kupton shumicën e këngëve.

Ledri Vula pritet t’u kthehet angazhimeve muzikore pas pushimeve që po i kalon pas sezonit të ngjeshur veror me shumë koncerte.
Ai së fundmi qëndroi jashtë vendit, ku u relaksua dhe ku ka shkruar projektet e reja të tij. Videoklipet e reja pritet të jenë goditje të mëdha të tij.
Ledri suksesin më të madh këtë verë e pati me këngët “Nona” dhe “Mbi Re” me çka i ndihmoi edhe reperit Buta të ngjitet në majen e hip hopit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër