Gjatë kësaj jave shumë nga personazhet e njohura kanë marrë pjesë në një event të zhvilluar në kryeqytet dhe gazetarët e emisionit “Thumb” i kanë intervistuar duke i pyetur se si i kanë marrëdhëniet me alkoolin.
Ledion Liço, përveçse ka treguar se nuk është konsumues i alkoolit, ka rrëfyer edhe disa detaje të tjera.
I pyetur nga gazetari nëse do të pinte një shishe të gjithë për 100 milionë lekë, moderatori i “The Voice” është shprehur:
“Për 100 milionë lekë? Është një vlerë shumë e madhe. Po t’i kisha nuk do rrija këtu në këto momente. Nuk kam aq lekë. Me llogari jam në borxh”.
Duket se pavarësisht se është një nga personat më në zë të ekranit dhe ndër moderatorët kryesorë të Top Medias, Ledioni nuk është dhe aq i pasur sa mendoni.
Madje ai ka guxuar të tregojë se në ato momente mbante në xhep 7000 lekë të reja.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...