Lansohet bashkëpunimi i parë nga Robert Berisha dhe Ada Luka

10:19 | 19 Dhjetor 2020

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.

Ai së fundi i ka bashkuar forcat me Ada Lukan, për të realizuar bashkӕpunimin e tyre të parë muzikor, shkruan portali arbresh.info

Kënga titullohet “Kismet”, e cila është ritmike e zhanrit pop folk.

Ky projekt u kompletua edhe nga ana vizuale, i cili është mjaft i veçantë dhe sjell një atmosferë verore.

Ndryshe, Roberti përveç muzikës, është i angazhuar edhe si prezantues në emisionin “Robi plaket kur don vet”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara