Dashamirësit e saj po bëjnë homazhet e fundit për gazetaren e njohur Adelajda Xhamani në qytetin e saj të lindjes.
Bukuroshes së ekranit do ti jepet sot lamtumira e fundit në Kavajë ku Adela e donte, pavarësisht se u largua për ti dhënë jetë ëndrrës së saj, por që u shua në mes të dielën në këtë fund tetori.
Në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” po zhvillohen përgatitjet e fundit ku të ndjerës do ti jepet lamtumira e fundit. Në krye ndodhet fotografia e saj, ajo shkëlqen, e bukur dhe plot dritë, mirësia e saj përshkon fytyrën engjëllore sikur kërkon të thotë: ‘Që nuk jam larguar, do të jem gjithmonë pranë jush…’ Adela e donte shumë jetën, po aq dhe profesionin e saj, ndaj shokoi me largimin e parakohshëm, mërziti dhe tronditi njerëzit që e njihnin por jo vetëm. Dhimbjen më të madhe për humbjen e saj po e përjetojnë familjarët ku sot i largohet përgjithmonë pika e tyre e dobët. E dashur Adelë u prefsh në paqe!
Homazhet
Ka qenë miku i saj i vjetër themeluesi i revistës “Who” Eraldo Rexha i cili ka lajmëruar dhe për ceremoninë mortore dhe për mbajtjen e homazheve. “Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit… Të Dua Shumë Adela. MungonPafund”- shkruante dje Eraldo Rexho.
Pamjet nga homazhet mund t’i ndiqni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=KMwJ1RkmcWM
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër