Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, është tejet aktiv në rrjetet sociale.
Së fundi, Labi ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”.
Në këtë video të publikuar, ai shihet teksa ka shtruar mëngjesin në “tokë” duke kujtuar kohët e para disa viteve.
“Mirëdita, ju boftë mirë dreka ka do që jeni në familjet e juaja kudo që jeni në restorante gjithandej, sot i kemi krejt tavolinat i kem ka gjashtë karrige e 12 a më shumë, por shumë shpesh e preferoj me ia kujtua gjeneratës së re se kështu kur kemi hëngër kemi qenë shumë të lumtur sepse ka pas vend për krejt, ka pas vend për dajë, për axhallar, halla e teze, gjyshërit tanë e prindërit tanë. Po du me iu thanë që është mirë nganjëherë me u e kthye te shpija edhe me sofrabez qysh i thoshim përpara edhe rrafsh kështu kamë kryq edhe me kry drekën, mëngjesin edhe darkën, ju kujtohet ka pas vend për krejt, më bëftë mirë mu e bujrum juve e najherë hajmë bashkë qeshtu”, tha Labi.
Theksojmë që këngëtari nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe është mjaft aktiv me mbrëmje të shumta muzikore. /arbresh.info/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu