Kylie Jenner shfaqet me kreacion të Valdrin Sahitit

22:16 | 24 Shtator 2021

Miliarderja botërore, Kylie Jenner ka njoftuar se linja e saj e re, e quajtur “Kylie Baby”, do të lansohet më 28 shtator

Kjo lindje do të përmajë me katër produkte: shampo me flluska, losion për trupin, shampo dhe zbutës të gjitha për bebe, shkruan arbresh.info

Kylie së fundi ka realizuar një video reklamuese për linjën e re të produkteve në ardhje bashkë me vajzën e saj, Stormi.

Kylie Jenner dukjen e saj ia ka besuar stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Ka qenë vet ky i fundit, ai i cili përmes publikimit të videos reklamuese të Kyelie-t në Instagram, ka njoftuar se ishte kënaqësia e tij të punonte për një emër të njohur si Kylie, të cilën nuk ka hezituar ta quajë “muzë”.

Ndërkohë vet Jenner në publikimin e reklamës në Instagram, nuk e ka etiketuar stilistin shqiptar për kreacionet që ia ka punuar.

Kujtojmë se, Kylie është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me reperin Travis Scott./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara