Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pasi Kuvendi dështoi në zgjedhjen e presidentit, tha se LVV-ja e konsideroi Vjosa Osmanin vetëm si kuorum për kandidaten e tyre.
“Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidentin e tyre, që i kishte votat e tyre. Vjosën e shohim më shumë se kaq, si presidente, por këto vota nuk u dhanë nga LVV”, deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se vendi tash është në fazë zgjedhore dhe shtoi se LDK-ja do të bëjë “bashkimin e madh të së djathtës brenda partisë”.
“Tash jemi në fazë të zgjedhjeve. LDK-së dhe mua na takon të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së, dhe në këtë bashkim të madh të afrojmë të gjithë njerëzit e mirë që e ndërprejnë marrëzinë institucionale të kësaj partie, të një individi, që është i pangopur me pushtet dhe është i paaftë të bëjë minimalisht diskutim me palët tjera”.
“Vjosën nuk e deshën, nuk e votuan, besoj që populli do të ketë mendim ndryshe. LDK do të vijë me një listë të shkëlqyeshme”, deklaroi Abdixhiku.
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...
Osmani godet Kurtin: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kos...