Gati dy vjet pasi ish-lojtari i “Big Brother”, Enkelejd Mezini nisi jetën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë bashkëshortes Suzane Cuomo, ai ka kapur ritmin e jetës atje si pjesë e kinemasë dhe e një biznesi të ri.
30-vjeçari i rritur në Athinë, gjatë lojës në “BB” u bë i njohur si sozia shqiptar i Brad Pitt, për ngjashmërinë fizike me aktorin hollivudian. Pas rolit në produksionin amerikan “Marvel e Disney”, në serialin “Luke Cage” i Marvel e “ABC Studio”, shqiptari është përzgjedhur për serialin “Swiped”, një film i ngjashëm me ‘reality show-t’, ideuar në takimet mes çifteve pas njohjeve virtuale.
Sipas “Story”, Enkelejdi, i cili këtë muaj po shijon plazhin në Florida, duket se ka arritur të ketë një jetë për t’u pasur zili. Në këtë foto e shohim shumë pranë nënës së artistes Nicky Minaj, Carol Maraje, e cila e takoi Enkelejdin, pasi ishte e interesuar për programin e DNA, një projekt ekskluziv biznesi i Mezinit, që ndihmon gratë dhe burrat në zgjatjen e rinisë.

Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...