Kur u bë publik lajmi që aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në lidhje me miliarderin Peter Palandjan, shumëkush priti dasmë të madhe e ultra luksoze.
Por, pa shumë zhurmë dhe në një ceremoni modeste, çifti kurorëzuan dashurinë pas gati dy vitesh lidhje.
Eliza nuk e ka shfaqur shpesh personin që i mori zemrën por kanë qenë tabloidet në Amerikë ato që i kanë hedhur më shumë dritë identitetit të tij, tranmeton prive.
Palandjan është një biznesmen multi-miliarder i cili merret me patundshmëri. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.
Ai është 16 vite më i madh në moshë se Eliza dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë.
https://instagram.com/p/BVX72AZDvgH/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...