Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë sot, në moshën 86 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Bilbili i këngës shqipe i qëndroi besnike skenës muzikore për disa dekada me radhë, ndërsa tani la thesar të çmuar për artin shqiptar.
Fjalë të mëdha për Nexhmijen kanë shkruar shumë prej emrave të njohur të estradës shqiptare.
Mes tyre edhe Aurela Gaçe, e cila thotë se sa herë që vinte në Prishtinë, e takonte Nexhmijen.
Me emocion, këngëtarja kujton telefonatën e fundit të ikonës shqiptare, e cila e kishte pyetur se kur do të shkonte ta vizitonte.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:
Keto foto u bene ne Prishtine, ne shtepine tende. Sa here kisha mundesi te udhetoja ,patjeter do te vija te te vizitoja . Telefononata e fundit ishte para pak kohësh , e
Pyetja jote ishte-Kur po vjen me më pa?
Sapo te kem mundesine -t’u pergjigja.
Megjithëse nuk erdha dot , ti e dije dashurinë e madhe qe kisha për ty.
Sa mirë qe pata mundesine të ta tregoj kete ,sa ishe ketu ,mes nesh.
Pate mundesinë të marrësh dashurine e repsektin jo vetem te brezave te rinj ne skene, por e një kombi te tërë. Lum zemra jote me sa shume dashuri u mbush.
Lum ne, qe morem nga ti.
Foton e pare, nuk e kisha publikuar asnjehere, sepse nuk di pse me sillte trishtim, packa se aty jemi te buzeqeshura.
Dora jote ,duke pëshëndetur,më dukej sikur thoshte Lamtumirë,
Secili do te largohet nga kjo jete, por lum kush mundi te jape e te marre dashuri.
E ti ,na dhe kaq shume !
Faleminderit mbreteresha e muzikes tone .
NEXHMIJE PAGARUSHA , PUSHOFSH NE PAQE
”.
https://www.instagram.com/p/B8RMDeNgsZF/?utm_source=ig_embed
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...