Në një foto të publikuar në rrjete sociale këngëtari Sidrit Bejleri ka shprehur mbështetjen dhe dashamirësinë e tij nga kolegut Alban Skënderaj.
“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi…
Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar.
O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh! Faleminderit Alban! Faleminderit or mik!,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale.
Kujtojmë se Sidriti ka qenë për herë të parë në juri në “The Voice”, ndërkohë Albani është aktualisht pjesë e kësaj jurie.

Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit