Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme në sajë të karrierës profesionale që ka krijuar ndër vitesh.
Ajo së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik ku është vlerësuar me çmimin si “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, shkruan arbresh.info
Në mesin e liderëve politik në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
der Leyen pas këtij eventi ka bërë një reagim në Twitter ku tregoi se është e shumë e lumtur që ka takuar yllin kosovar, Dua Lipa.

“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Atlantic Council Leadership Awards”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.
“Dua, ti ke një ndikim shumë të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë jemi ‘Levitating”, u shpreh Ursula Von der Leyen.
Përndryshe, në shkrimin e ‘Atlantic Council’, Dua Lipa përshkruhet si: ‘Fituese e Grammy’, ‘Themeluese e Fondacionit Sunny Hill’ dhe ‘Aktiviste’. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Dua Lipa merr çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Award
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...