Fotot familjare nuk janë të shpeshta në profilin e Kryeministrit dhe ato pak herë që poston janë foto gati gati artistike. Por ditën e djeshme, duket se Rama ka vendosur të shkrepë një selfie të qartë të të gjithë pjestarëve të familjes dhe ta postojë në instagram shoqëruar me emojin më të bukur (atë me zemra tek sytë)
Tek po darkojnë të gjithë së bashku kryeministri, bashkëshortja e tij Linda, vajza e saj dhe dy djemtë Gregori dhe Zaho kanë gjetur momentin për të bërë një foto familjare për ta ndarë me të gjithë shqiptarët. Pas postimeve për të qeshur, punëve të qeverisë, duket se një foto familjare i mungonte kryeministrit.

Sveçla: Kërcënimet e Vulinit nuk e zmbrapsin Kosovën
Bllokohen 920 pajisje elektronike në doganën e Rinasit
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçi...
Vazhdon edhe sot dëshminë eksperti i kriminalistikës në gjyk...
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...