Kourtney Kardashian dhe Travis Barker raportohet se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Dyshja u arratisën në një kizhëz në Las Vegas të hënën rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale, pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve “Grammy”, raporton TMZ të martën.
Burimet i thanë gazetës se Kardashian, 42-vjeçe dhe Barker, 46-vjeçar, nuk lejuan të bënin fotografi dhe në vend të kësaj kishin fotografin dhe sigurimin e tyre.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe bateristi i “Blink-182” thuhet se kërkuan një imitues të Elvis Presleyt për të drejtuar ceremoninë.

Megjithatë, sipas raportimeve kjo nuk do të jetë dasma e vetme e zogjve të dashuruar.
Burimet thanë se do të ketë ‘disa’ festa të tjera që do të bëjnë ‘bujë të madhe’.

Kardashian dhe Barker u fejuan me një propozim buzë detit në tetor të vitit 2021, pas romancës për rreth nëntë muaj.
Muzikanti i ka propozuar në hotelin Rosewood Miramar Beach, të rrethuar nga një ekspozitë e përpunuar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.
Ai kishte veshur një këmishë me vija bardh e zi dhe pantallona të errëta, gjersa ylli televiziv mahniti me një ansambël të zi.
Kjo është martesa e parë për themeluesen e “Poosh”, megjithëse ajo ka tre fëmijë me ish të dashurin Scott Disick: Mason, 12-vjeç, Penelope, 9-vjeçe dhe Reign, 7-vjeç.
Në anën tjetër, partneri i saj ka qenë i martuar dy herë më përpara: me Melissa Kennedy from 2001 deri në 2022 dhe Shanna Moakler nga 2044 deri në 2008.
Ai ndan djalin Landon, 18-vjeç, dhe vajzën Alabama, 16-vjeçe./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...