“Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”/ Reagon Jozi, u kërkon falje shqiptarëve dhe të Kosovës dhe familjes së Gjestit

18:56 | 5 Shkurt 2025
E.H

Pas reagimeve të shumta nga ana e publikut, ka reaguar për herë të parë pas përjshatimit nga Big Brother, Jozefin Marku, i njohur me emrin artistik si Jozi.

Pas përfundimit të prime-s të së martës, Jozi i është drejtuar Gjestit me fjalë të rënda ofenduese e fyese duke e prekur në identitetin shqiptar, shkruan Arbresh.info.

Jozi me anë të një video në Instagram u ka kërkuar falje familjes së Gjestit dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës për fjalët fyese, duke potencuar se nuk ka qenë qëllimi i tij asnjëherë të prekte dhe as të dëmtonte një plagë të tillë të përbashkët për shqiptarët.

LEXO EDHE:

Zarfi i zi përjashton nga gara Jozin pas ofendimeve që ia bëri Gjestit

“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”, tha Jozi në video.

Ndërsa në mbishkrimin e kësaj video, Jozi ka shkruar: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën.

Kujtojmë se Jozi u përjashtua sot nga Big Brother me zarf të zi pasi e quajti Gjestin “kopil shkine”.

Përjshatimi i tij ka nxitur debate të ashpëra midis banorëve të tjerë./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozi (@joz_marku)

LEXO EDHE:

Eskalon situata në Big Brother VIP – Jozi e ofendon rëndë Gjestin

Shpërndaje në rrjete sociale