Ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqiptarja në Botë” në një garë në Zvicër në vitin 2016, kur ishte vetëm 17 vjeç.
Fjala është për bukuroshen me prejardhje nga Kosova, e cila ka lindur dhe është rritur në Suedi, Medina Hajra, shkruan arbresh.info.
Medina ishte po ashtu pjesëmarrëse në “Miss Kosova 2016” ku është zgjedhur përcjellësja e dytë e Miss Kosova.
Aktualisht 19 vjeçare, Medina studion në Suedi, në drejtimin juridik dhe kohë më parë ka fituar edhe një garë në nivel vendi në këtë profesion.
Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se i është future garës për tu zgjedhur më e bukura e Suedisë, garë kjo e cila do të zhvillohet më 23 shtator të këtij viti.
Medina ka treguar se është duke u përgatitur fort për këtë garë dhe se pret që ta fitoj kurorën e “Miss Universe Suedia”./Arbresh.info

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...