Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin “E diela shqiptare” të gjithë artistët që do të kualifikohen për natën finale. Ndërkohë që dëgjojmë këngë dhe artistë të rinj, të gjithëve na ngacmon pyetja se cilët do të jenë prezantuesit e edicionit të këtij viti.
Spikerja Matilda Mcini dhe blogerja Selin Bollati janë dy emrat që kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka konfirmuar gjatë transmetimit të emisionit të së dielës. Forma se si ai e ka zbuluar për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një video-call, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të mamasë së tij.
Kënga Magjike 2024 do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në muajin dhjetor, por datat pritet të konfirmohen së shpejti./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...