Kim Kardashian flet për motrat Khloe dhe Kylie

18:48 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ylli i shout real “Keping Up With The Kardashians”, Kim, ka qenë e ftuar në emision e Ellen DeGeneres ku u përballë me pyetje nga më të ndryshmet.

Ellen nuk e kurseu Kimin në asnjë aspekt, madje ajo e pyeti edhe për shtatzëninë e motrave të saj.

Gjatë emisionit Kim zbuloi edhe detaje se si ata funksionojnë si familje dhe si e menaxhojnë edhe situatën më të vështirë kur përballen me thashetheme.

“Kjo është mënyra se si ne funksionojmë. E kemi një grup ku ne shkruajmë dhe merremi vesh se çfarë do të themi në publik për njëra-tjetrën” tha Kim.

Kim foli edhe për fëmijën e saj të tretë i cili do të vjen së shpejti, ndërsa nuk pranoi të komentonte për motrat e saj.

“Ne kemi vendosur që pasi po ndodhin shumë gjëra, të respektojmë njëra-tjetrën dhe secila të flas për veten, pra unë flas vetëm për vetën dhe ato kanë mundësi që të vinë dhe të flasin për të gjitha thashethemet që po qarkullojnë” përfundoi Kim.

Gjatë bisedës me Ellen ajo zbuloi se fëmija i saj i tretë do të jetë vajzë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale