Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian tani ligjërisht beqare dhe po me shijon këtë në maksimum.
Kim së fundi shfaqi linjat e saj teksa doli në sfilatën e Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris të dielën e veshur një kostume të bërë nga shirita me ngjyrë të verdhë dhe me emrin e markës së modës, shkruan PageSix transmeton arbresh.info
Ajo e kompletoi ‘look’-un me çantën Hourglass të Balenciaga-s (e stolisur gjithashtu me shirit) dhe syze dielli të zeza.
Veshja e Kardashian bëri “një tingull ngjitës” kur ecte , sipas drejtoreshës së modës dhe kritikes së New York Times, Vanessa Friedman, e cila ishte në qendrën e ekspozitës Le Bourget për ngjarjen.



Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West, 44, në shkurt 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Kim që atëherë ka vazhduar romancën me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson. / arbresh.info/
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...