Ndërsa coronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën, të famshmit po gjejnë mënyra të reja për të dhuruar një dorë ndihmë, qoftë duke dhuruar fonde në spitale, duke ushqyer familjet nskamnore ose thjesht duke ndihmuar në rritjen e vetëbesimit të fansave gjatë këtyre ditëve të errëta.
Pronarja e markës “SKIMS”, Kim Kardashian, njoftoi të premten se marka e saj e bikinive do të dhurojë një milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19 për të ndihmuar më mirë nënat dhe fëmijët në nevojë pasi sëmundja vdekjeprurëse vazhdon të përhapet, shkruan portali arbresh.info
“Të hënën, ne po rindërtojmë koleksionin që filluam së pari me të, dhe duke bërë kështu, ne jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, shkroi Kardashian në një njoftim për shtyp. “Përvjetori ynë gjashtëmujor ka rënë në mes të një krize globale më shumë se kurrë, është përgjegjësia jonë të kthehemi dhe të bëjmë atë që mundemi për t’i ndihmuar të tjerët”, shtoi tutje ajo, shkruan Page Six.
“SKIMS” njoftoi më parë se 20 për qind e fitimeve nga Koleksioni i Pambukut të saj do t’i dhurohej Programit të Reagimit Emergjent të Organizatës Baby2Baby. /arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...